top of page
Search

çfarё detyrimi ka shteti ndaj shtetasve tё tij sipas nenit 1 tё KEDNJ-sё

Neni 1 i KEDNJ-sё – “Detyrimi për të respektuar të drejtat e njeriut”


“Palët e Larta Kontraktuese i sigurojnë çdokujt brenda juridiksionit të tyre të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Titullin I të kësaj Konvente”


Sipas nenit 1 tё KEDNJ-sё burojnё (1) detyrime pёr shtetin pёrgjegjёs (2) tё drejta pёr çdo shtetas brenda juridiksionit tё shtetit pёrgjegjёs, mё konkretisht:


(1) Shtetit pёrgjegjёs (si palё kontraktuese e Konventёs) i lind detyrimi pёr tё zbatuar tё drejtat e parashikuara nё Konventё brenda juridiksionit tё tij (Catan & te tjere k. Moldavisё & Rusisё [GC], § 103). Shteti ёshtё pёrgjegjёs pёr çdo ngjarje qё ndodh brenda territorit tё tij. Detyrimi i shtetit ёshtё jo vetёm tё respektojё tё drejtat dhe liritё e parashikuara ne Konventё, por tё sigurojё gёzimin e plotё tё kёtyre tё drejtave duke parandaluar ose duke krijuar mjetet pёr rivёnien nё vend tё shkeljeve tё tё drejtave. Shteti mund tё jetё pёrgjegjёs edhe kur agjentёt (funksionarёt e tij) veprojnё ultra vires apo kundёr udhёzimeve (Ilaşcu & tё tjerё k. Moldavia & Rusia [GC], § 319).


(2) Çdo individ qё mund tё ketё qёnё viktimё e ndonjё shkelje nё territorin e ndonjёrit prej shteteve palё nё Konventёs ka tё drejtёn e mbrojtjes nga shteti pёrgjegjёs, e cila duhet tё vihet ne zbatim nё mёnyrё absolute, pa ushtruar dallime apo diskriminime tё ndonjё lloji, nё favor tё individёve tё çdo shtetёsie.


Kur dhe deri nё ç’masё shteti palё ka juridiksion pёr tё garantuar respektimin e tё drejtave sipas Nenit 1 tё Konventёs


Juridiksioni i shteteve sipas nenit 1 tё Konventёs ёshtё pikё sё pari territorial (Assanidze k. Gjeorgjisё [GC], § 139). Çdo veprim i kryer ne emёr tё njё shteti palё qё i prodhon efektet nё territorin e njё shteti tjetёr mund tё nёnkuptojё ushtrimin e juridiksionit tё shtetit pёrgjegjёs sipas nenit 1 tё Konventёs nё dy rrethana tё caktuara (Catan & tё tjerё k. Republika e Moldavisё & Rusisё [GC], § 104):


I. Mbi bazёn e pushtetit (apo kontrollit ) qё ushtrohet ndaj aplikantit (ratione personae) siç ёshtё rasti Al-Skeini & tё tjerё k. Mbretёrisё sё Bashkuar [GC], § 133). Pushteti nё kёto raste ushtrohet nё disa forma siç janё:


  • Veprimet e diplomatёve ose konsujve sipas rregullave tё sё drejtёs ndёrkombёtare (Banković & tё tjerё k. Belgjikёs & tё tjerё (dec.) [GC], § 73). Shtetasit e njё shteti janё nёn juridiksionin e tij edhe kur jetojnё jashtё, siç ёshtё rasti i diplomatёve dhe konsujve (X. k. Germanisё).

  • Veprimet e kryera nё bordin e njё anije apo nё avion, tё cilat mund tё jenё raste qё pёrfshijnё aktivitetin e diplomatёve apo konsujve qё jetojnё jashtё nё bordin e njё avioni anije apo duke ngritur flamurin e shtetit pёrkatёs (Qipro k. Turqisё; Banković & tё tjerё k. Belgjikes & tё tjerё (dec.) [GC], § 73; Medvedyev & tё tjerё k. Frances [GC], § 65).

  • Ushtrimi i autoritetit tё njё shteti tjetёr me marrёveshje: GJEDNJ njeh rastin kur nje shtet palё ushtron juridiksion ekstra trerritorial me pёlqimin, ftesёn apo njohjen e Qeverisё lokale, pёr tё ushtruar pjesё apo tё gjithё pushtetin publik qё i takon asaj (Banković & tё tjerё k. Belgjikes & tё tjerё (dec.) [GC], § 71). Kёshtu mund tё jetё rasti p.sh pёr ushtrimin e funksioneve gjyqёsore apo ekzekutive nё territorin e njё shteti tjetёr mbi bazёn e zakonit, apo traktatave dhe /ose marrёveshjeve dypalёshe. Nё kёto raste shteti ngarkohet me pёrgjegjёsi me pёrjashtim tё rasteve kur veprimet e kryera i atribuohen shtetit qe ushtron juridiksionin esktra territorial dhe jo shtetit ne territorin e te cilit kryhen veprimet (Al-Skeini & tё tjerё k. Mbretёrisё sё Bashkuar [GC], § 135). Njё rast i tillё mund tё jetё dhe ekstradimi, p.sh kur njё shtet lёshon njё urdhёr ndalimi dhe gjithashtu Interpoli ka lёshuar nje urdhёr ndalimi ndёrkombёtar, shteti nё territorin e tё cilit ndodhet personi mund ta zbatojё urdhёrin, por pёrgjegjёsia nё çdo rast i takon shtetit kёrkues (Vasiliciuc k Republika e Moldavisё §§ 23-24; Stephens k. Malta (no. 1), §§ 51-54).

  • Pёrdorimi i forcёs nga funksionarё tё njё shteti jashtё territorit tё tij. Nё kёto raste individёt qё janё subjekt i akteve tё dhunёs nga funksionarё tё njё shteti tjetёr, mund tё diskutojnё detyrimin e shtetit sipas nenit 1 lidhur me çёshtjen e juridiksionit (Al-Skeini & tё tjerё k. Mbretёrisё sё Bashkuar [GC], § 136). Neni 1 interpretohet se nuk i lejon shtetet palё tё shkelin Konventёn nё territorin e njё shteti tjetёr, tё cilat nuk mund ti shkeli as nё territorin e tij (Issa & tё tjerё k. Turqise, § 71).


II. Mbi bazёn e kontrollit qё ushtrohet nё njё territor tё jashtёm (ratione loci).


Pёrgjithёsisht kёtu pёrfshihen ato raste kur nje shtet palё ushtron kontroll ne territorin e njё shteti tjetёr palё nё kontekstin e njё konflikti tё armatosur. Çёshtja e juridiksionit ngrihet nё kёto raste:


(1) kundёr shtetit palё qё me veprime aktive ushtron autoritetin e tij jashtё territorit tё tij (me anё tё njё okupimi ushtarak tё plotё apo tё pjesshёm; mbёshtetje pёr rrethimin ose shpalljen e luftёs civile nё njё shtet tjetёr; nё formёn e njё enti qё nuk njihet si shtet Sovran nga komuniteti ndёrkombёtar).

“Kёtu duhet theksuar se parimi i mbrojtjes efektive pёr çёshtjet e juridiksionit nuk duhet ngatёrruar me mekanizmin e deklarimit sipas nenit 56 tё KEDNJ pёr aplikimin e Konventёs nё territore tё caktuara si pjesё e juridiksionit tё njё shteti (Al-Skeini & tё tjerё k. Mbreterise se Bashkuar[GC], § 140; Qipro k. Turqise). Ne kёto raste GJEDNJ vlerёson nёse faktet bien nёn juridiksionin e shtetit pёrgjegjёs. Parimi i mbrojtjes efektive justifikon ushtrimin e veprimeve nga ana e njё shteti ne territorin e njё shteti tjetёr (Catan & tё tjerё v. Moldovia & Rusia [GC], § 106). Nё kёto raste, shteti okupues duhet tё sigurojё se tё drejtat e parashikuara nga Konventa nuk cёnohen (Qipro k. Turqise [GC], §§ 76-77; Al- Skeini & tё tjerё k. Mbreterise se Bashkuar [GC], § 138; Catan & tё tjerё v. Moldavia & Rusia [GC], 106). Veprimet e kontrollit nuk pёrfshijne vetёm ato qё kryhen nga forcat ushtarake por dhe nga njёsitё administrative (Qipro k. Turqise [GC], § 77; Ilaşcu & tё tjerё k. Moldavia & Rusia [GC], § 316). GJEDNJ vlerёson se jemi nё kushtet e mbrojtjes efektive duke u nisur nga numri i ushtarёve tё vendosur nё njё territor tё caktuar; shtrirja e kontrollit ushtarak, ekonomik dhe politik ndaj njёsisё administrative (Loizidou k. Turqise (merits), §§ 16 and 56; Ilaşcu & tё tjerё k. Moldavia & Rusia [GC], § 387 (ibid., §§ 388-394; Al-Skeini & tё tjerё k. Mbreterise se Bashkuar [GC], § 139).


(2) pёr shtetin ndaj tё cilit drejtohen sulmet, nё territorin e tё cilit veprojnё forcat ushtarake tё huaja (separatiste)


Pёrgjegjёsia e shtetit pasiv (nё kёtё rast pavarёsisht nёse ёshtё apo jo shtet palё nё Konventё), apo nga njё regjim lokal separatist, ndjek logjikё tjetёr kundrejt shtetit aktiv. Gjykata asnjёherё nuk e vё nё dyshim juridiksionin e shtetit pasiv, dmth ajo e merr tё mirёqёnё se faktet dhe rrethanat e rastit bien nёn juridiksionin e shtetit pasiv. Juridiksioni mund tё limitohet vetёm nё rast se shteti nuk e ushtron dot autoritetin e tij nё territore tё caktuara. Me fjalё tё tjera Gjykatёs i duhet tё pёrcaktojё nёse ka arsye tё bazuara pёr tё vёnё nё pikёpyetje prezumimin e juridiksionit (Assanidze k. Gjeorgjise [GC], § 139). Juridiksioni i shtetit pёrgjegjёs mund tё limitohet pёr shkak tё okupimit ushtarak nga njё shtet tjetёr qё kontrollon territorin e tij, apo qё mbёshtet njё regjm separatist.


Shteti pёrgjegjёs nё raste tё tilla ka detyrimin (1) tё ndalojё veprimin e ndёrhyrjes jo kompatibёl me Konventёn (Ilaşcu & tё tjerё k. Moldavia & Rusia [GC], §§ 320-321); (2) detyrimin pozitiv pёr tё garantuar tё drejtat e Konventёs. Gjykata i shqyrton tё gjitha faktet objektive qё limitojnё autoritetin e shtetit nё territorin e tij dhe nga ana tjetёr sjelljen e vetё shtetit. Kjo nёnkupton se Gjykata peshon tё gjitha faktet nё dritёn e nenit 1 tё Konventёs, sipas sё cilit shteti detyrohet tё mos cёnojё tё drejtat e parashikuara ndaj shtetasve tё tij, mbart dhe detyrimin pozitiv pёr t’iu siguruar garancinё e plotё tё respektimit dhe mbrojtjes sё kёtyre tё drejtave. Detyrimi pozitiv i shtetit mbetet dhe nё rastet kur shteti ka autoritet tё limituar nё disa pjesё tё territorit tё tij (Ilaşcu & tё tjerё k. Moldavia & Rusia [GC], §§ 312-313; Sargsyan k. Azerbagjan [GC], §§ 127-129). Gjithsesi kapaciteti i shtetit pёr tё respektuar tё drejtat ёshtё i limituar kundrejt detyrimit pozitiv tё tij pёr tё ndёrmarrё masa diplomatike, ekonomike, gjyqёsore nё zbatim me tё drejtёn ndёrkombёtare (Catan & tё tjerё k. Moldaiva & Rusia [GC], § 109; Ilaşcu & tё tjerё k. Moldavia & Rusia [GC], § 331).


III. Delegimi i sovranitetit te shtetit ose ushtrim i pёrbashkёt i tij me shtetet e tjera


Fakti se njё shtet palё ekzekuton njё vendim apo urdhёr tё lёshuar nga njё shtet i huaj nuk e çliron shtetin pёrgjegjёs nga detyrimet qё i takojnё sipas Konventёs (Jaloud k. Hollandes [GC], § 143). P.sh thjesht fakti se njё shtet ushtron tё drejtёn e votёs nё njё entitet ndёrshtetёror nuk ёshtё I mjaftueshёm pёr personat e ndikuar nga vendimet e atij entiteti tё vlerёsohet se bёjnё pjesё nё juridiksionin e atij shteti sipas nenit 1 tё Konventёs (Hess K. UK).


A. Shkeljet nё zbatim tё detyrimeve si shtet palё nё Bashkimin Evropian


Nё rastin "Bosphorus Hava Yolları Turizm ve Ticaret Anonim Şirketi k. Irlandes" [GC], GJEDNJ vlerёsoi se zbatimi I njё rregulloreje tё BE-sё nga shteti pёrgjegjёs, e miratuar nё bazё tё rezolutёs sё UNSCR, krijon njё mekanizёm shqyrtimi vetem pёr disa raste kur (1) shtetet janё pёrgjegjёs sipas Konventёs pёr masa qё ato ndёrmarrin nё zbatim tё detyrimeve tё sё drejtёs ndёrkombёtare, pёrfshirё dhe detyrimet qё burojnё nga anёtarёsia nё njё entitet super nacional siç ёstё BE, ku ato kanё transferuar njё pjesё tё sovranitetit tё tyre (2) njё masё e tillё quhet e justifikuar sipas KEDNJ vetёm nёse enti super nacional nё fjalё ofron njё mekanizёm ekuivalent me sistemin e Konventёs pёr mbrojtjen e tё drejtave tё njeriut.


B. Veprimet ushtarake ndёrkombёtare


GJEDNJ nё lidhje me shkeljet e pretenduara nё kuadёr tё operacioneve ushtarake ndёrkombёtare ka vlerёsuar nёse nje ent ёshtё pёrgjegjёs pёr veprimet ushtarake , dmth nёse enti mban autoritetin dhe kontrollin mbikqyrёs tё veprimeve ushtarake (shih Behrami & Behrami k Frances; Saramati k Frances, Gjermanise & Norvegjisё)


C. Sanksionet ndёrkombёtare tё vendosura nga Kёshilli I Sigurimit I KB (UNSC) shih Nada k. Zvicres.


Parimet qё gjejnё zbatim


1. Parimi I territorialitetit

2. Parimi I mbrojtjes dhe kontrollit efektiv

3. Parimi I mbrojtjes ekuivalente


10 views0 comments
bottom of page