top of page
Search

E drejta per t'iu drejtuar nje gjykate dhe per te pasur akses ne dhenien e drejtesise

E drejta për akses në një gjykatë

E drejta për një proces të rregullt, e garantuar nga neni 6 § 1, duhet interpretuar në dritën e parimit të sundimit të ligjit, që kërkon ekzistencën e një rruge gjyqësore efektive e cila lejon të kërkohen të drejtat civile. Çdo ndërgjyqas ka të drejtën që një gjykatë ta njohë mosmarrëveshjen që lidhet me të «drejtat dhe detyrimet me natyrë civile». Kështu, neni 6 § 1 sanskionon të « drejtën për një gjykatë » ku « e drejta për akses », d.m.th.e drejta për t’iu drejtuar një gjykate të çështjeve civile, përbën një aspect tё gjykimit (Golder k. MB, Dauti k Shqipёrisё). E « drejta për një gjykatë», ashtu si e drejta për akses, nuk marrin një karakter absolut : ato mund të japin shkas për kufizime, por nuk do të mund t’i kufizonin aksesin e hapur individit në një mënyrë apo në një pikë të tillë që e drejta të cenohet në vetë përmbajtjen e saj (Stanev k. Bulgarise).


  • E drejta pÑ‘r akses si e drejtÑ‘ konkrete dhe efektive


E drejta për akses në gjykatë duhet të jetë « konkrete dhe efektive » (Bellet k. France). Efektshmëria e së drejtës për akses kërkon që një individ të "gëzojë mundësinë e qartë dhe konkrete për të kundërshtuar një ndërhyrje në të drejtat e tij » , pra bëhet fjalë për rregulla që lidhen me thirrjen për t’u paraqitur në gjykatë (Dauti k Shqipёrisё). Rregullorja që lidhet me afatet që duhen respektuar për të formuluar një rekurs synon të sigurojë administrimin e mirë të drejtësisë dhe respektimin, veçanërisht, të parimit të sigurisë juridike. Pra, rregullorja në fjalë, ose zbatimi që i bëhet asaj, nuk duhet ta pengojë ndërgjyqësin të përdorë rrugën e rekursit (Miragall Escolano & tё tjerё k Spanjёs). Në rrethanat e veçanta të një çështjeje, ky karakter konkret dhe efektiv mund të pengohet, për shembull:

  • Nga kostoja shumë e lartë e procedurës në raport me kapacitetin financiar të ndërgjyqësit :

  • Pagesa shumë e lartë e garancisë për një ankesë për dëmshpërblim e interesa (García Manibardo k SpanjÑ‘s).

  • Shpenzimet shumë të larta të procedurës (Kreuz k. PolonisÑ‘),

  • Problem me respektimin e afateve (Shkalla k ShqipÑ‘risÑ‘)

  • Afati i zbatueshëm për rekursin që çon në papranueshmërinë e tij (Melnyk k Ukraines) ku fakti që të interesuarve iu kundërshtua parashkrimi në një stad shumë të përparuar të procedurës - që kërkuesit e kishin ndjekur me besnikëri dhe me një ritëm disi intensiv– i privoi ata përfundimisht nga çdo mundësi për të mbrojtur të drejtën e tyre

  • Ekzistenca e barrierave procedurale që pengojnë ose kufizojnë mundësitë për t’iu drejtuar një gjykate :

  • Një interpretim veçanërisht strikt nga ana e gjykatave të brendshme i një regulli procedurial (formalizëm i tepruar) mund t’i privojë kërkuesit nga e drejta për akses në gjykatë (Pérez de Rada Cavanilles k SpanjÑ‘s).

  • Kërkesat lidhur me ekzekutimin e vendimit të mëparshëm mund të pengojnë të drejtën për akses në gjykatë, për shembull kur situata e paqëndrueshme ekonomike e kërkuesit përjashton qoftë edhe fillimin e ekzekutimit të vendimeve të shpalluara nga procesi i mëparshëm (Annoni di Gussola & tÑ‘ tjerÑ‘ k. Frances),

  • Rregullat e procedurës që pengojnë disa subjekte të së drejtës të paraqesin një padi në gjykatë (Stanev k Bulgarise)

Përkundrazi, gjithmonë kur bëhet fjalë për formalizëm, kushtet e pranueshmërisë të një rekursi në Gjykatёn e lartё mund të jenë me të drejtë më të rrepta se për një gjykatë apeli. Duke marrë parasysh specifikën e gjykatës së sё lartё, mund të pranohet që një formalizëm më i madh të shoqërojë procedurën e ndjekur në të, sidomos kur procedura vjen pas shqyrtimit të çështjes nga një gjykatë e shkllallës së parë, e më pas nga një gjykatë apeli që kanë të dyja, juridiksion të plotë (Brualla Gómez de la Torre k. Spanjёs).


Përveç kësaj e drejta për një gjykatë nënkupton jo vetëm të drejtën për të paraqitur një padi, por edhe të drejtën për një zgjidhje gjyqësore të çështjes (Kutić k. Kroacisё, Marini k. Shqipёrisё).


E drejta për një gjykatë mund të shkelet gjithashtu nga mosrespektimi nga një gjykatë i afatit ligjor kur ajo vendos mbi ankimime kundër vendimeve të njëpasnjëshme me një kohëzgjatje të kufizuar (Musumeci k. Italise). Pёrvec tё tjerave, e « drejta për një gjykatë » mbulon gjithashtu dhe ekzekutimin e vendimeve.

  • Kufizimet

E drejta për akses në gjykata nuk është absolute. Aty ka vend për kufizime të pranuara heshturazi në mënyrë të nënkuptuar (Golder k MB). Kështu ndodh sidomos për kushtet e pranueshmërisë së një rekursi, sepse për nga natyra ai kërkon një rregulllim nga shteti, i cili gëzon në këtë rast një hapësirë të caktuar vlerësimi (Luordo k. Italise). Gjithsesi, këto kufizime nuk duhet të kufizojnë aksesin e ofruar individit në një mënyrë apo deri në një pikë ku e drejta për akses të cenohet në vetë përmbajtjen e vet. Për më tepër kufizimet nuk pajtohen me nenin 6 § 1 të Konventës vetëm nëse ato ndjekin një qëllim legjitim dhe nëse ekziston një « raport i arsyeshëm proporcionaliteti midis mjeteve të përdorura dhe qëllimit të parashikuar » (Ashingdane k MB). E drejta për akses në një gjykatë mund t’i nënshtrohet kështu, në disa rrethana të caktuara, kufizimeve legjitime, të tilla si afatet ligjore të parashkrimit (Stubbings & tё tjerё k MB), apo urdhërave që kërkojnë pagesën e një garancie judicatum solvi (Tolstoy Miloslavsky k MB), apo një kërkese përfaqësimi (R.P. & t tjerё k MB).


Kur aksesi për gjykatë kufizohet me ligj ose në praktikë, Gjykata shqyrton nëse kufizimi prek thelbin e së drejtës, veçanërisht, nëse ajo ndjek një qëllim legjitim dhe nëse ekziston një raport i arsyeshëm proporcionaliteti midis mjeteve të përdorura dhe qëllimit të caktuar. Nëse kufizimi është në pajtueshmëri me parimet që ajo vetë ka nxjerrë, nuk ka asnjë shkelje të nenit 6 § 1.


Ø Imuniteti gjyqësor i organizatave ndërkombëtare para gjyqtarit kombëtar : kjo rregull konvencionale - që ndjek një qëllim legjitim (Waite et Kennedy k Gjermanisё) është e pranueshme sipas nenit 6 § 1 vetëm nëse kufizimi që buron prej saj nuk është i çproporcionuar. Kështu, ajo është në pajtueshmëri nëse ndërgjyqësit zotërojnë rrugë të tjera të arsyeshme për të mbrojtur në mënyrë efikase të drejtat e tyre të garantuara nga Konventa .


Ø Imuniteti i Shteteve : rregulla e imunitetit të shteteve gjithashtu pranohet nga bashkësia e kombeve. Masat e mara nga një Shtet anëtar të cilat reflektojnë rregullat e së drejtës ndërkombëtare përgjithësisht të njohura në fushën e imunitetit të shteteve nuk përbëjnë automatikisht kufizime joproporcionale me të drejtën për akses në një gjykatë (Fogarty k MB).

Ø Imuniteti juridiksional i shteteve : Në rastin kur zbatimi i parimit të imunitetit juridiksional të shtetit pengon ushtrimin e së drejtës për akses në drejtësi, duhet parë nëse rrethanat e çështjes e justifikojnë një pengesë të tilla. Kjo e fundit duhet të ndjekë një qëllim legjitim dhe duhet të jetë në proporcion me këtë. Dhënia e imunitetit sovran një shteti në një procedurë civile ndjek « qëllimin legjitim » për të respektuar të drejtën ndërkombëtare me qëllim që t’i japë përparësi mirësjelljes dhe marrëdhënieve të mira midis shteteve (Fogarty k MB). Sa për proporcionalitetin e masës së marë në çdo çështje, kjo mund të cenojë vetë thelbin e së drejtës së ndërgjyqësit për të pasur akses në gjykatë. Imuniteti gjyqësor i shteteve ka pësuar kufizime që lidhen me evoluimin e së drejtës ndërkombëtare zakonore, kështu rregulla e imunitetit mund të mos zbatohet në kontratat e punës të lidhura midis një shteti dhe personelit të misioneve të tij diplomatike jashtë shtetit, përveç rasteve që i nënshtrohen përjashtimeve të përcaktuara (Sabeh El Leil k. Francёs).


Ø Një imunitet i kufizuar mund të ekzistojë për sa i përket operacioneve tregtare të realizuara midis një shteti dhe një personi fizik të huaj (Oleynikov k. Rusise). Përkundrazi, Gjykata ka konstatuar në vitin 2001 se, nëse dukej se ekzistonte në të drejtën ndërkombëtare dhe të krahasuar një tendencë për të kufizuar imunitetin e shteteve në rast dëmtimesh trupore të shkaktuara nga një akt apo një mungesë në shtetin forum (shteti që gjykon), kjo praktikë nuk është aspak universale (McElhinney k. Irlandes).


Ø Imuniteti ekzekutues i shteteve në vetvete, nuk është kundër nenit 6 § 1. Gjykata në 2005ën ka konstatuar se të gjithë tekstet juridike ndërkombëtare që trajtojnë imunitetin e shteteve sanksiononin parimin e përgjithshëm sipas të cilit Shtetet e huaja përfitojnë, duke iu nënshtruar disa përjashtimeve të përcaktuara rigorozisht, imunitetin e ekzekutimit në territorin e shtetit forum (shteti që gjykon) (Manoilescu et Dobrescu k. MB). Për shembull, Gjykata në 2002 ka deklaruar : « nëse gjykatat greke e kanë dënuar shtetin gjerman t’u paguajë dëmshpërblimet dhe interesat kërkuesve, kjo nuk sjell domosdoshmërisht për shtetin grek detyrimin për t’u siguruar kërkuesve mbulimin e garancisë përmes një procedure ekzekutimi të detyrueshme në tokën greke» (Kalogeropoulou & tё tjerё k. Grèqisё &Gjermanisё). Këto vendime vlejnë për të drejtën ndërkombëtare në fuqi në epokën e shqyrtuar, dhe nuk përjashtojnë një zhvillim të mëtejshëm të kësaj të drejte.


Ø Imuniteti parlamentar: Fakti që shtetet u japin zakonisht një imunitet pak a shumë të zgjeruar anëtarëve të Parlamentit përbën një praktikë të vjetër, që synon t’u mundësojë shprehjen e lirë përfaqësuesve të popullit dhe të pengojë që përndjekje partizane të cenojnë funksionin parlamentar. Imuniteti parlamentar mund të jetë kështu në pajtueshmëri me nenin 6, nëse :

  • Ndjek qëllime legjitime : liria e shprehjes e Parlementit dhe ruajtja e ndarjes së pushteteve midis legjislativit dhe gjyqësorit (A. k. MB) ;

  • Nuk është i çproporcionuar në raport me qëllimet e synuara, nëse viktima ka rrugë të tjera të arsyeshme për të mbrojtur në mënyrë efikase të drejtat e tij dhe nëse imuniteti kufizohet në ushtrimin e funksionit parlamentar

Ø Mungesa e lidhjes së dukshme me aktivitetin parlamentar kërkon një interpretim të ngushtë të nocionit të proporcionalitetit midis qëllimit të caktuar dhe mjeteve të përdorura. Në fakt, nuk duhet kufizuar në mënyrë të papajtueshme me nenin 6 § 1 e drejta për akses në gjykatë e individëve sa herë që fjalimet e denoncuara para drejtësisë, mbahen nga anëtarë të Parlamentit ku, për më tepër, viktimat nuk kanë rrugë tjetër të arsyeshme për të mbrojtur të drejtat e tyre.


Ø Privilegji gjyqësor i magjistratëve nuk është i papajtueshëm me nenin 6 § 1 nëse ndjek një qëllim legjitim : funksionimin e mirë të drejtësisë (Ernst & tё tjerё k. Belgjikёs), dhe nëse respekton parimin e proporcionalitetit që kërkuesit të kenë rrugë të tjera të arsyeshme për të mbrojtur me efikasitet të drejtat e tyre të garantuara nga Konventa.


Ø Imunitetet që gëzojnë funksionarët : kufizimet e kapacitetit të ndërgjyqësve për të nisur një procedurë gjyqësore për të paditur konstatime dhe përfundime të funksionarëve të cilat dëmtojnë reputacionin e tyre, mund të ndjekin një qëllim legjitim me interes publik (Fayed k MB) por duhet të ekzistojë një raport proporcionaliteti midis mjeteve të përdorura dhe këtij qëllimi legjitim.


Ø Kufizimet ndaj imuniteteve : që një shtet të mund, pa rezerva ose pa kontroll të organeve të Konventës, të shmangë nga kompetenca e gjykatës një seri veprimesh juridike civile ose t’i çlirojë nga çdo përgjegjësi civile grupe apo kategori njerëzish, kjo nuk pajtohet me sundimin e ligjit në një shoqëri demokratike as më parimin themelor që shërben si bazë për nenin 6 § 1, d.m.th. që kërkesat civile duhen paraqitur para një gjyqtari.


82 views0 comments
bottom of page