
Praktika Ligjore e të Drejtave të Njeriut
sjell
Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ)
pranë zemrës tuaj.
Praktika Ligjore e të Drejtave të Njeriut
Praktika Ligjore konsiston ne ofrimin e shërbimeve ligjore ndaj individëve dhe personave juridikë (përfshirë organizatat jo fitim prurëse) për të adresuar shkelje të të drejtave të njeriut sipas parashikimeve të KEDNJ-së, si: e drejta e pronës, e drejta për proces të rregullt ligjor, e drejta familjare dhe private, e drejta e lirisë, parandalimi i torturës etj. Qëllimi është mbrojtja e një spektri të gjërë të të drejtave të njeriut në të gjitha shkallët e gjykimit vendas dhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Sigurojmë që besimi juaj do të përkthehet në një eksperiencë unike për rigjetjen e vlerave universale dhe të patjetërsueshme të të drejtave dhe dinjitetit të njeriut. Në këtë mënyrë do të ndërtojmë së bashku një shoqëri që beson në mobilizimin e ligjit dhe fuqizimin e ndërgjegjes shoqërore.
Fushat e Shërbimit
01.
E drejta për proces të rregullt ligjor
E drejta për proces të rregullt ligjor gjen zbatim:
Në fushën civile kur individi vërteton se ka pasur një konflikt gjyqësor apo quazi gjyqësor për zgjidhjen e të drejtave apo detyrimeve civile të cilat janë shprehimisht të parashikuara në ligj.
Në fushën penale gjen zbatim menjëherë sapo një individ është akuzuar për një vepër penale deri në zgjidhjen e akuzave në të gjitha nivelet e gjykimit.
Qellimi i kësaj te drejte është të garantojë çdo njeri (1) për procedura të drejta civile apo penale
(2) për të pasur akses në gjykatë për përcaktimin e të drejtave apo detyrimeve civile
(3) për të ekzekutuar një vendim civil të formës së prerë.
02.
E drejta e pronës
E drejta e pronës gjen zbatim:
(1) për të mbrojtur pronën e çdo individi
(2) për të kundërshtuar privimin e të drejtës së pronës me përjashtim të rasteve kur shteti vepron në mbrojtje të interesit publik apo në rastet e përcaktuara në ligj
(3) për të kundërshtuar kontrollin nga ana e shtetit mbi përdorimin e pronës me perjashtim të rasteve kur shteti vepron në mbrojtje të interesit publik, apo për qëllime te tjera si pagimi i taksave publike, kontributeve apo gjobave
03.
Liria dhe siguria
E drejta e lirisë dhe sigurisë gjen zbatim në rastet e:
-
privimit arbitrar dhe të pajustifikuar të lirisë së personit
-
mosinformimit të menjëhershëm të arsyeve të arrestit apo çdo akuze që i drejtohet personit
-
mos sjellja e menjëhershme e të arrestuarit përpara një gjyqtari dhe mohimi i një gjykimi brenda një kohe të arsyeshme
-
mohimi i të drejtës për të rishikuar masën e arrestit
-
mohimi i të drejtës për kompensim si pasojë e ndalimit apo paraburgimit të padrejtë.
04.
Respektimi i jetës familjare dhe privatësisë
E drejta për jetën familjare dhe private përfshin katër sfera të autonomisë personale si: jeta private, jeta familjare, shtëpia, dhe korrespondenca.
Sfera private përfshin mbrojtjen e individit për (1) integritetin fizik, psikologjik dhe moral (2) privatësinë dhe (3) identitetin.
Mbrojtja e jetës familjare të individit nënkupton respektimin e të drejtës për të qënë prind, të drejtës ndaj fëmijëve, apo interesave materiale.
Mbrojtja e shtëpisë të personit nënkupton respektimin nga (1) ndotjet e dëmshme apo të rrezikshme për jetën (2) rrisqet natyrore (3) ndotjet akustike, (4) shkatërrimi (5) zhvendosja e personave (6) hyrja me forcë e oficerëve të policisë etj.
Mbrojtja e korrespondencës për arsye profesionale te individit nenkupton respektimin e privatësisë së letrave që këmbehen, bisedave telefonike, postës elektronike, radios private, apo mesazheve.
04.
Të drejta të tjera absolute apo të derogueshme
Të drejta absolute
-
E drejta për jetën
-
E drejta për ndalimin e torturës
-
E drejta kundër skllavërisë dhe punës së detyruar
-
E drejta e dënimit vetëm me ligj
-
Të drejta të tjera të derogueshme
-
E drejta e mendimit, ndërgjegjes dhe e fesë
-
Liria e shprehjes
-
Liria e tubimit dhe organizimit
-
E drejta për tu martuar
-
E drejta për mjete efektive
-
E drejta kundër diskriminimit
Nuk ka avokat më elokuent sesa zemra juaj.
Sylvain Maréchal (1788)
