top of page

Shërbimet

04. E drejta për respektimin e jetës familjare dhe privatësisë 

Ju keni nevojë për shërbimin tonë për adresimin e shkeljes të së drejtës për jetë familjare dhe të privatësisë, në rast se ndodheni në një nga situatat e mëposhtme:

​

  • mungesa e qartësisë në legjislacionin vendas mbi mrojtjen e autonomisë personale (e drejta personale për integritet moral fizik psikologjik, identiteti, vendbanimi, korrespondenca, familja)

  • dhuna në familje ndaj grave dhe mbrojtja e fëmijeve ndaj saj

  • cënimi i të drejtave për personat vulnerabel dhe invalidë

  • cënimi i te drejtave të femijëve të cilëve i janë larguar prindërit

  • agresioni apo dhuna seksuale ndaj grave dhe fëmijëve

  • cënimi i të drejtave të riprodhimit (për të marrë mjekim)

  • detyrimi për kryerjen e procedurave të sterilizimit

  • mjekimi i detyruar i personave

  • mos kompensimi ndaj dëmtimeve si pasojë e gabimeve të mjekimit nga ana e shtetit

  • cënimi i të drejtës për të refuzuar mjekimin

  • mos informimi i personave të sëmure mendore mbi fëmijet e tyre

  • mos respektimi i integritetit fizik dhe psikologjik në spitalet private dhe publike

  • mungesa e aksesit për personat invalidë në ndërtesat publike

  • trajtimi jo i denjë i trupave të pajetë dhe pengimi i pjesëmarrjes në varrimin e personave të afërt

  • cënimi i të drejtës për mjedis të sigurt në ambientet afër shtëpisë, ambientet e punës, burgjeve etj.

  • mungesa në legjislacionin vendas të parashikimeve për çështjet e identifikimit të gjinisë,  orientimit seksual etj.

  • cënimi i të drejtës së aksesit në shërbimin civil dhe të drejtës për të zgjedhur profesionin

  • cënimi i privatësisë se personit (ndaj informacionit sekret për bindjet filozofike, të besimit, publikimit të fotove nga gazetat, sigurimit të të dhënave personale etj.)

  • survejimi i vendit të punës

  • dëmtimi i reputacionit

  • cënimi i të drejtës për të aplikuar për adoptim

  • cënimi i të drejtës për të ndryshuar pamjen e jashtme

  • cënimi i të drejtës së shtetësisë, qytetarisë, dhe vendbanimit

  • cenimi i statusit prindëror në martesë, bashkëjetesë, raportet e nënës dhe/apo babait biologjik me fëmijët, detyrimet financiare nga prishja e martesës

  • marrëdhëniet ndërmjet motrave vëllezërve, gjyshërve

  • cënimi i të drejtave të të burgosurve për të kontaktuar familjen

  • mos shqyrtimi i kërkesës për azil në mënyre efektive për personat emigrantë, apo të dëbuar

  • cënimi i shtëpisë për pronarët, qeramarrësit, personat vulnerabël apo invalidë nga ndotjet e ambientit, ndotjet akustike, rrisqet natyrore, vizitat nga oficerët e policisë, konfiskimet

  • cënimi i korrespondencës në të gjitha format për individët, kompanitë private, avokatët, gazetarët, personat e burgosur etj.

​

​

 14 vjet eksperience e akumuluar

Zyra Ligjore Bulica at al. disponon të gjithë ekseriencën e duhur për t’ju shërbyer me ndershmëri dhe përpikmëri. Sigurojmë që besimi juaj në shërbimin tonë do të përkthehet në një eksperiencë unike për të rigjetur vlerat njerezore universale dhe të patjetërsueshme. Së bashku drejt një shoqërie që beson në  mobilizimin e ligjit dhe fuqizimin e ndërgjegjes publike.

bottom of page