top of page

Shërbimet

03. Liria dhe siguria

Ju keni nevojë për shërbimin tonë për adresimin e të drejtës së lirisë së personit nëse ndodheni para këtyre shkeljeve

  • ndalim i paligjshëm i personit për shkak të formave arbitrare, apo mungesës së një urdhëri 

  • ndalimi me forcë i personave

  • vendosja e pavullnetshme e personave në spitalet e psikiatrisë apo kujdesit social

  • mbajtja në zonat tranzitore të aeroporteve

  • parregullsitë në ndalimin dhe marrjen në pyetje të personave

  • parregullsitë në pyetjen e personave në rajonet e policisë

  • masa arbitrare për kontrollimin e turmës

  • parregullsitë për vendosjen e masës së arrestit në shtëpi

  • mbajtja e paligjshme në paraburgim

  • tejkalimi mbi më shumë se 11 orë i ekzekutimit të urdhërit të lirimit

  • mosnjoftimi i qëllimit të arrestit apo ndalimit

  • parregullsi në përcaktimin e dyshimit të arsyeshëm

  • parregullsi në ndalimin apo mbikqyrjen e edukimit të fëmijëve/minorenëve nën 18 vjeç

  • parregulsitë në ndalimin e personave për arsye mjekësore apo sociale

  • parregullsitë në ndalimin e të huajve

  • parregullsitë në ndalimin e personave me qëllim deportimi apo ekstradimi

  • tejkalimi i afatit për caktimin e masës së ndalimit

  • moscaktimi i një avokati gjatë procedurave të ndalimit

  • mos informimi i personit të ndaluar mbi arsyet e arrestimit apo ndalimit

  • mossjellja e menjëhershme para gjyqtarit pas ndalimit

  • tejzgjatja e procedurave për shqyrtimin e masës së ndalimit

  • tejzgjatja e procedurave për rishikimin e masës së ndalimit

  • mohimi i të drejtës për tu ankuar për një ndalim të paligjshëm

​

  14 vjet eksperience e akumuluar

Zyra Ligjore Bulica at al. disponon të gjithë ekseriencën e duhur për t’ju shërbyer me ndershmëri dhe përpikmëri. Sigurojmë që besimi juaj në shërbimin tonë do të përkthehet në një eksperiencë unike për të rigjetur vlerat njerezore universale dhe të patjetërsueshme. Së bashku drejt një shoqërie që beson në  mobilizimin e ligjit dhe fuqizimin e ndërgjegjes publike.

bottom of page