top of page

Shërbime

01. Procesi i rregullt ligjor

Ju keni nevojë për shërbimin tonë për të adresuar cënimin e të drejtës për proces të rregullt ligjor në rast se ndodheni në një nga situatat e mëposhtme: 

  • mungesa e aksesit në gjykatë si në procedurat civile dhe ato penale

  • cënimi i garancive thelbësore të procedurave civile, penale dhe administrative (paanshmëria dhe pavarësia e gjykatës, trupit gjykues, përdorimi i provave të paligjshme, procesi i mbyllur dhe jo transparent etj.)

  • procedurat e paligjshme të rivendosjes në afat

  • procedurat e paligjshme në gjykatat e ligjit (pa prezencën e palëve)

  • cënimi i prezumimit të pafajësisë

  • mosrespektimi i rregullit për barrën e provës në procesin penal

  • dhënia e deklaratave publike nga gjykata apo funksionarë publikë që paragjykojnë gjykimin e një rasti 

  • cënimi i të drejtës për tu mbrojtur

  • cënimi i të drejtës për të sjellë dëshmitarë

  • mosekzekutimi i një vendimi civil të formës së prerë

  • tejzgjatja e procedurave gjyqësore (penale, civile, administrative dhe ato të ekzekutimit)

  • procedurat te parregullta disiplinore ushtarake dhe ato në burgje

​

14 vjet eksperiencë e akumuluar

 

Zyra Ligjore Bulica at al. disponon të gjithë ekseriencën e duhur për t’ju shërbyer me ndershmëri dhe përpikmëri. Sigurojmë që besimi juaj në shërbimin tonë do të përkthehet në një eksperiencë unike për të rigjetur vlerat njerezore universale dhe të patjetërsueshme. Së bashku drejt një shoqërie që beson në  mobilizimin e ligjit dhe fuqizimin e ndërgjegjes publike.

bottom of page