top of page
Search

E drejta pёr jetёn, parimet dhe nё çfarё konteksti mund tё adresohen shkeljet sipas KEDNj-sё


E drejta pёr jetёn ёshtё absolute dhe si e tillё ajo nuk mund tё derogohet nё kohё paqeje sipas nenit 15 tё KEDNJ-sё. GJEDNJ e ka cilёsuar kёtё tё drejtё si njё nga vlerat mё thelbёsore nё njё shoqёri demokratike (Giuliani and Gaggio k. Italisё [GC], § 174), ndaj dhe garancitё pёr zbatimin e saj duhet tё jenё praktike dhe efektive (McCann & tё tjerё k. UK § 146).


Sipas Nenit 2 parashikohet se shteti pёrgjegjёs mbart dy detyrime thelbёsore: (1) mbrojtja e tё drejtёs pёr jetёn ndaj shtetasve tё tij (2) parandalimi i cёnimit tё kёsaj tё drejte (Boso k. Italisё (dec.)). Sё fundi, neni 2 pёrmban dhe njё detyrim procedurial pёr tё kryer hetime efektive nё rast tё cёnimit tё njёrit prej dy detyrimeve si mё lart (Armani Da Silva k. UK [GC], § 229). Mё konkretisht, KEDNJ parashikon nё nenin 2 tё saj tё drejtёn pёr jetёn e individit.


NENI 2

1. E drejta e çdo njeriu për jetën mbrohet me ligj. Askujt nuk mund t’i merret jeta qëllimisht, me përjashtim të rastit kur zbatohet një vendim gjyqësor me vdekje, pas dënimit për një krim për të cilin ky dënim është parashikuar me ligj.

2. Marrja e jetës nuk konsiderohet të jetë shkaktuar në kundërshtim me këtë nen në rastet kur ajo vjen si pasojë e përdorimit të forcës, që është jo më shumë se absolutisht e nevojshme: a. në mbrojtje të çdo personi nga dhuna e paligjshme; b. për të kryer një arrestim të ligjshëm ose për të parandaluar arratisjen e një personi të cilit i është hequr liria ligjërisht; c. për të kundërshtuar, në përputhje me ligjin, një trazirë ose kryengritje.


Nen 2/1 nёnkupton pёrveç tё tjerash detyrimin pozitiv tё shtetit pёr tё marrё masat e duhura pёr garantimin e jetёs sё shtetasve nёn juridiksionin e tij (Centre for Legal Resources nё emёr tё Valentin Câmpeanu k. Rumanisё [GC], § 130), qё nёnkupton detyrimin pёr tё siguruar njё kuadёr ligjor dhe detyrimin pёr tё marrё masa parandaluese. Ky detyrim i shtetit lind nё kontekste tё caktuara siç janё:


  • Incidentet ne lidhje me mbrojtjen e shёndetit (Calvelli & Ciglio k. Italisё [GC]; Vo k. Frances [GC]);

  • Incidentet ne lidhje me aktivitetet e rrezikshme, pёrfshirё dёmet industriale apo mjedisore (Öneryıldız k. Turqisё [GC]; Budayeva k. Rusisё; Kolyadenko k. Rusisё; Brincat k. Maltёs; M. Özel k. Turqisё);

  • Incidentet nё bordin e njё anije (Leray k. Frances (dec.)), nё tren (Kalender v. Turkey), nё vendin e ndёrtimit (Pereira Henriques k. Luksembourg), nё kopshte lojёrash (Koceski k. Maqedonisё (dec.)); ose nё shkollё (Ilbeyi Kemaloğlu & Meriye Kemaloğlu k. Turqisё);

  • Incidentet nё lidhje me sigurinё e qarkullimit rrugor (Rajkowska k. Poland (dec.); Anna Todorova k. Bulgaria); parashikimin e shёrbimeve tё emergjencёs (Furdík k. Slovakisё (dec.)); operacionet e zhytjes nё thellёsinё e detit (Vilnes k. Norvegjisё);

  • Incidentet nё lidhje me shёrbimin mjekёsor dhe ndihmёn e dhёnё ndaj personave vulnerabёl (tё moshuarit, fёmijёt, gratё shtatzёna, personat e sёmurё mendorё) (Nencheva k. Bulgarisё; Qendra pёr burime juridike nё emёr tё Valentin Câmpeanu k. Romanisё [GC]; Dumpe k. Latvia (dec.)).

  • Incidentet nё lidhje me pamundёsinё e shtetit pёr tё siguruar siç duhet zonat e minuara nga ushtarakёt (Paşa & Erkan Erol k. Turqisё; Albekov k. Rusisё); tё sigurojё dhe mbikqyrё incidentet e zjarrit (Oruk k. Turqisё); mosreagimi i duhur ndaj zhdukjes nё rrethanat e kanosjes sё jetёs (Osmanoğlu k. Turkey; Dodov k. Bulgarisё).

Nё tё gjitha kёto raste, nё emёr tё viktimёs i cili ёshtё njё person i vdekur, mund tё ushtrojnё tё drejtёn e ankimit familjarёt me statusin e viktimёs indirekte, siç mund tё jenё prindёrit, motra, vёllai, bashkёshortja, fёmijёt sipas rastit, tё cilёt kanё interesa ligjore dhe morale pёr ndjekjen e pretendimeve deri nё shkallёn e fundit. Sipas jurisprudencёs sё GJEDNJ-sё personat me statusin e viktimёs indirekte qё veprojnё nё emёr tё njё personi tё vdekur mund tё ngrejnё pretendime jo vetёm pёr nenin 2 tё Konventёs, por gjithashtu dhe pёr nenet 3, 5, 6, ose 8 tё Konventёs, mjafton qё tё provohet se ato kanё njё interes moral pёr zgjidhjen e pretendimeve (Varnava k Turqisё; Van Colle k UK).


Raste me palё Shqipёrinё me objekt tё drejtёn pёr jetёn sipas nenit 2 tё Konventёs


  • Rasti “Ceka k. Shqipёrisё” (Vendim i GJEDNJ-sё datё 23.10.2012), GJEDNJ mori nё shqyrtim pretendimet e ankueses Gjyste Ceka, nё emёr tё viktimёs, djalit tё saj, i cili kishte gjetur si pasojё vdekjen pёr shkak tё keqtrajtimit dhe neglizhencёs pёr dhёnien e ndihmёs sё shpejtё mjekёsore gjatё periudhёs sё ndalimit nё Korrik 2014. Mё konkretisht, djali i saj i arrestuar pёr vjedhje ishte pёrfshirё nё njё zёnkё me njё person tjetёr, e cila kishte degraduar nё ushtrimin e dhunёs dhe forcёs nga ana e punonjёsve tё policisё sё komisariatit. Si pasojё, djali i ankueses nё kushtet e emergjencёs nuk kishte marrё ndihmёn e shpejtё mjekёsore dhe pёr pasojё kishte gjetur vdekjen. Nё kёtё rast, Qeveria Shqiptare pranoi se kishte pasur njё shkelje tё nenit 2 dhe nenit 3 tё Konventёs. GjEDNj vendosi kompensimin e ankueses nё masёn EUR 10,000, dhe mbylli shqyrtimin e çёshtjes sipas nenit 37 tё KEDNJ-sё.

  • Rasti “Durdaj k. Shqipёrisё” (nos. 63543/09 dhe 12720/14) ka tё bёjё me detyrimin e shtetit pёr tё siguruar jetёn e personave gjatё proceseve tё demilitizimit, nё kuadrin e ngjarjes famёkeqe tё shpёrthimeve tё Gёrdecit. Ankuesja nё kёtё rast, e ema e viktimёs ka pretenduar se shteti nuk ka garantuar mbrojtjen e jetёs sё djalit tё saj nga shpёrthimet po ashtu nuk ka kryer hetimet e duhura nё lidhje me aktivitetin e kompanisё pёr demilitizimin e zonёs sё Gёrdecit. Aplikime tё ngjashme nga viktima tё tjera tё sё njёjtёs ngjaje janё ngritur nё kuadёr tё nenit 2 tё Konventёs, siç janё ankimi “Selami k. Shqipёrisё” (nr. 46707/13); ankimi” Durdaj & Hazizaj k. Shqipёrisё” (nr. 46714/13).

  • Rasti “Prizreni k. Shqipёrisё”, datё 11.06.2019 ka tё bёjё me vdekjen dhe keqtrajtimin e vёllait tё ankuesit nё spital pas transferimit nga burgu. Nё kёtё rast GJEDNJ vendosi se shteti shqiptar ishte pёrgjegjёs pёr mungesёn e hetimit efektiv tё vdekjes sё personit sipas nenit 2 dhe hetimit tё keqtrajtimeve sipas nenit 3 tё Konventёs.

Si rregull, GJEDNJ shqyrton rastet sipas nenit 2 tё Konventёs pasi personi ka vdekur, por kjo nuk ka pёrjashtuar rastet kur sipas kёtij neni GJEDNJ ka shqyrtuar pretendime edhe kur jeta e personit ёshtё vёnё nё rrezik dhe personi nuk ka vdekur (sipas vlerёsimit tё rrethanave, llojit tё forcёs, natyrёs sё dёmtimit, sjelljes sё agjentёve shtetёrore shih Makaratzis k. Greqisё [GC], § 55; Soare k Rumanisё §§ 108-109; Trévalec k. Belgjikёs§§ 55-61). Gjithashtu, shteti ёshtё pёrgjegjёs pёr sigurinё e jetёs sё personit vetёm pёr ato raste kur cёnohet e drejta nё ambjente publike apo nё institucione shtetёrore, por jo nё rastet kur pёrgjegjёsia kryesore i takon vetё personit pёr tё mos u ekspozuar ndaj rreziqeve tё pajustifikuara (Molie k. Rumanisё (dec.), § 44; Koseva k. Bulgarisё (dec.); Gōkdemir k. Turqisё (dec.), § 17; Çakmak k. Turqisё (dec.)).


I. Pёrgjegjёsia e shtetit pёrgjegjёs pёr mbrojtjen e sigurisё sё jetёs ndaj personit


Pёr tё mbrojtur individin jeta e tё cilit ёshtё nё rrezik pёr shkak tё veprimeve kriminale tё njё individi tjetёr, shteti ka detyrimin tё ndёrmarrё masa parandaluese operacionale dhe ne proporcion me rrethanat (Osman k UK § 115; Branko Tomašić k. Kroacisё § 50; Choreftakis & Choreftaki k. Greqisё § 46). Nё kёtё respekt, GJEDNJ kёrkon qё forcat policore tё ushtrojnё detyrёn pёr tё kontrolluar dhe parandaluar njё krim dhe tё mundёsojnё njё proces tё rregullt qё garanton hetim tё plotё dhe efektiv pёr sjelljen e autorёve tё veprёs para drejtёsisё pёrfshirё dhe garancitё sipas nenit 5 & 8 tё Konventёs (Osman k. UK, § 116).


Detyrimi pozitiv i shtetit lind atёherё kur autoritetet e dinin ose duhej ta dinin nё kohёn e kёrcёnimit tё jetёs pёr rrezikun qё kanosej ndaj njё personi nga veprimet kriminale tё njё pale tё tretё, dhe se ato dёshtuan pёr tё marrё masat e duhura pёr ta shmangur atё rrezik nёpёrmjet kompetencave ligjore qё ato kanё pёr tё ndёrhyrё nё rrethana tё arsyeshme (Mastromatteo k. Italisё [GC], § 68; Paul & Audrey Edwards k. UK, § 55).


Mё konkretisht GJEDNJ ka njohur pёrgjegjёsinё e autoriteteve shtetёrore kur njё individ ka qёnё i ekspozuar ndaj njё rreziku kanosje pёr sigurinё e jetёs kundrejt veprimeve tё njё personi tjetёr, nё rastet kur individi ka qёnё

  • viktimё e njё vrasje nё burg (Paul and Audrey Edwards k. UK, § 57);

  • viktimё e dhunёs nё familje (Branko Tomašić k. Kroacisё, §§ 52-53; Opuz k. Turqisё, § 129);

  • vrasja e njё dёshmitari nё procedurat penale (Van Colle k. UK, § 88);

  • vrasja e njё individi nё zonat e luftёs (Kılıç k. Turqisё, § 63; Mahmut Kaya k. Turqisё, § 88);

  • vrasja e njё agjenti gjatё shёrbimeve ushtarake (Yabansu k. Turqisё, § 91)

  • vrasjet e kryera nga personat e dёnuar gjatё lirimit, ose nё njё regjim kujdestarie tё kufizuar (Mastromatteo k. Italisё [GC], § 69);

  • vrasja e kryer nga personat e dёnuar pas lirimit (Choreftakis & Choreftaki k. Greqisё, §§ 48-49);

  • vrasja e kryer nga njё officer policie jashtё orarit tё punёs (Gorovenky & Bugara k. Ukrahines, § 32);

  • vrasja e avokatit nga bashkёshorti i klientes sё tij (me tё meta mendore shih Bljakaj k. Kroacisё, § 121);

  • vrasjet ndaj personave tё marrё peng nga terroristёt (Tagayeva k. Rusisё, §§ 482-492).

II. Pёrgjegjёsia e shtetit pёr mbrojtjen e personave qё kanё tendence vetё-kanosje apo vetёvrasje


GJEDNJ ka vendosur se shteti ka detyrimin pozitiv pёr tё garatuar sigurinё e jetёs edhe kundrejt veprimeve tё individit pёr vetё-kanosje (Renolde k. Francёs, § 81). Personat qё mund tё jenё vulnerabёl pёr tё riskuar jetёn e tyre janё kryesisht personat e ndaluar apo nё paraburgim (Keenan k UK, § 91). Nё raste tё tilla autoritetet e burgjeve duhet tё tregojnё kujdes nё ofrimin e tё gjitha garancive pёr mbrojtjen e personave nga dёmtimet qё mund ti shkaktojnё vetes sё tyre, gjithmonё pa cёnuar pavarёsinё e personit nё fjalё (Renolde k. Frances, § 83). Nё mёnyrё tё veçantё personat me tё meta mendore janё kryesisht mё tё ekspozuar dhe shteti duhet tё ofrojё garanci maksimale (Renolde k. Frances, § 84). Rrethanat nuk pёrjashtojnё pёrgjegjёsinё e shtetit pavarёsisht faktit nёse individёt janё shtruar nё spitale me vullnetin e tyre apo jo. Nё rastet e hospitalizimit pa vullnetin e personit por me vendim tё gjykatёs, rregullat dhe standartet e gjykimit tё rrethanave janё mё strikte (Fernandes de Oliveira k. Portugalisё [GC], § 124). Kushti thelbёsor nё raste tё tilla qё vesh autoritetet me pёrgjegjёsi ёshtё se ata e dinin apo duhej ta dinin pёr ekzistencёn e njё rreziku tё tillё dhe se ato e neglizhuan duke mos marrё asnjё masё parandaluese ndaj rrezikut tё vetё-kanosjes (Younger k UK ; Fernandes de Oliveira k. Portugalisё [GC], § 110). Rrethanat kur autoritetet duhej ta dinin rrezikun e njё kanosje tё tillё janё:

  • Nёse personi kishte njё rekord mjekёsor pёr vuajtjen e njё sёmundje mendore

  • Shkalla e rёndё e gjendjes mendore

  • Tentativa tё mёparshme pёr vetёvrasje apo dёmtim

  • Kёrcёnime apo mendime pёr kryerjen e vetёvrasjes

  • Shenja tё stresit fizik dhe mendor (Fernandes de Oliveira k. Portugalisё [GC], § 115).

Kryesisht, rastet kur ka lindur njё pёrgjegjёsi e tillё ndaj shtetit pёrgjegjёs janё ato tё personave nё ndalim apo burg (Trubnikov k. Rusisё; Akdoğdu k. Turqisё; De Donder & De Clippel k. Belgjikёs; Ketreb k. Frances; Volk k. Slovenisё; Mitić k. Serbisё; Keller k. Rusisё); nё shёrbimin e detyruar ushtarak (Kılınç and Others k. Turqisё; Ataman k. Turqisё; Perevedentsevy k. Rusisё; Malik Babayev k. Azerbaixhan); nё trajtimin e detyruara mjekёsor (tё vullnetshёm/tё pavullnetshёm) (Reynolds k UK; Fernandes de Oliveira k. Portugalisё [GC]; Hiller k. Austrisё).


III. Pёrgjegjёsia e shtetit pёr sigurimin e jetёs sё personave ndaj incidenteve me impakt mjedisor


Incidentet mjedisore janё gjithashtu njё rrethanё kur mund tё lindё pёrgjegjёsia e shtetit pёr mbrojtjen e jetёs sё personave. Detyrimi nё kёtё rast pёr shtetin konsiston nё mbikqyrjen e lёshimit tё lejeve mjedisore, krijimit tё praktikave mjedisore, veprimeve pёr ndёrhyrjen mjedisore, ofrimin e sigurise dhe mbikqyrjes sё aktiviteteve me impakt mjedisor me qёllimin e vetёm mbrojtjen e jetёs sё personave qё mund tё rrezikohen. Nё kёto raste, detyrimi i shtetit nёnkupton informimin e publikut nё lidhje me aktivitetet qё mund tё kenё impakt mjedisor dhe nё jetёt e tyre, gjithashtu nenkupton detyrimin pёr tё krijuar procedurat e duhura pёr tё identifikuar parregullsitё apo problemet qё mund tё lindin nё nivele tё ndryshme (Öneryıldız k. Turqisё[GC], § 90; Budayeva k. Rusisё, § 132; Kolyadenko k. Rusisё, § 159).


Gjithsesi GJEDNJ ka vlerёsuar se shteti pёrgjegjёs ka diskrecion tё plotё pёr tё zgjedhur llojin e mjeteve dhe formёn e procedurave ligjore, si dhe nё çdo rast barra ndaj shtetit nuk mund tё jetё disproporcionale duke i dhёnё rendёsi gjithashtu dhe natyrёs sё zgjedhjeve operative, prioriteteve dhe burimeve nё dispozicion (Budayeva and Others k Rusisё, §§ 134-135; Vilnes k. Norvegjisё, § 220; Brincat k. Maltёs, § 101). Kёshtu p.sh vleresohen ne teresi disa rrethana si kuadri i brёndshёm ligjor, procedurat e vendimmarrjes, studimet dhe hetimet e duhura, kompleksiteti i çёshtjes, sidomos fakti nёse mund tё pёrballen interesa tё tё drejtave paralele tё parashikuara nё Konventё, origjina e kanosjes dhe gjasat e mundshme qё njё kanosje tё behet objekt shqyrtimi apo ndёrmjetёsimi (Budayeva k. Rusisё, §§ 136137; Kolyadenko k. Rusisё, § 161).


IV. Pёrgjegjёsia nё rastet e fatkeqёsive mjedisore


Neglizhenca e individit apo ngjarjet fatkeqe nuk mund tё ngarkojnё shtetin me pёrgjegjёsi (Stoyanovi k. Bulgarise, § 61). Fatkeqёsitё mjedisore pёr tё cilat shteti nuk mund tё ketё kontroll e ngarkojnё atё me pёrgjegjёsi vetёm sa i takon detyrimit tё tij pёr forcimin e kapacitetit pёr zgjidhjen e fenomeneve tё dёmshme natyrore (M. Özel k. Turqise, § 173). Rastet kur shteti ёshtё ngarkuar me pёrgjegjёsi pёr dёme mjedisore janё:

  • Vdekjet e ardhura si pasojё e njё incidenti shpёrthimi tё ndotjeve nё afёrsi tё qytetit (Öneryıldız k. Turqise [GC]);

  • Humbja e jetёs sё personave si pasojё e rrёshqitjes s dherave dhe mungesёs sё masave nga ana e shtetit pёr tё zbatuar politika pёr planifikimin e tokёs dhe zgjidhjes sё tyre (Budayeva k. Rusise);

  • Humbja e jetёs si pasojё e rrjedhave tё forta pas evakuimit masiv tё ujёrave nga njё rezervuar (Kolyadenko k. Rusise);

  • Vdekjet nё jardin e anijeve tё administruara nga shteti si pasoje e asbestos (Brincat k. Maltes).

V. Pёrgjegjёsia e shtetit pёr sigurimin e jetёs sё personave qё marrin kujdes shёndetёsor


Shteti ka detyrimin tё miratojё rregullore qё parashikojnё masa pёr mbrojtjen e jetёs sё pacientёve, qё janё tё detyrueshme pёr zbatim si nga spitalet publike dhe ato private (Calvelli & Ciglio k. Italisё [GC], § 49; Vo k. Frances [GC], § 89; Lopes de Sousa Fernandes k. Portugalisё [GC], § 166). Detyrimi i shtetit nёnkupton sigurimin e njё kuadri ligjor funksional, qё garanton zbatimin, mbikqyrjen dhe vёnien nё jetё tё politikave shёndetёsore (Lopes de Sousa Fernandes v. Portugal [GC], § 190).


Çdo pretendim mbi mungesёn e parashikimeve ligjore duhet shoqёruar me provё se ekziston njё lidhje shkakёsore ndёrmjet kёtij vakumi ligjor dhe gjendjes sё pёrkeqёsuar shёndetёsore tё personit aplikant (Lopes de Sousa Fernandes k. Portugalisё[GC], § 188). Sjellja e autoriteteve shihet si ne kontekstin e veprimeve apo mosveprimeve pёr garantimin e shendetit (Cyprus k. Turqisё [GC], § 219; Hristozov & Others k. Bulgarisё, § 106, Mehmet Şentürk & Bekir Şentürk k. Turqisё, Aydoğdu k. Turqisё). Trajtimi i emergjencave shёndetёsore e ngarkon shtetin me pёrgjegjёsi kur:

  • Njё pacienti i mohohet trajtimi mjekёsor pёr shkak tё veprimeve apo mosveprimeve nga ana e mjekeve pёrtej kushteve te neglizhencёs, nё shkelje tё detyrave profesionale dhe kanё sjellё si pasojё rrezikimin e jetёs

  • Shkelje tё tilla tё ngjashme strukturore duhet tё jenё lehtёsisht tё identifikueshme si shkelje sistematike

  • Ekziston njё lidhje shkakёsore ndёrmjet shkeljes dhe dёmit qё i ёshtё shkaktuar ankuesit

  • Shkelja gjithashtu adreson mungesёn e njё kuadri ligjor rregullator nё tёrёsi (Lopes de Sousa Fernandes k. Portugalisё [GC], §§ 191-196).

  • GJEDNJ ka vendosur nё disa raste pёr shkelje qё lidhen me rrezikimin e jetёs sё pacientёve pёr shkak tё neglizhencёs nё trajtimin mjekёsor siç janё:

  • administrimi i drogave nё dёm tё njё fёmije me tё meta pavarёsisht mospёlqimit tё nёnёs (Glass v. the United Kingdom);

  • vdekja e njё gruaje tё moshuar nga bronchopneumonia (Sevim Güngör v. Turkey (dec.));

  • vdekja e njё gruaje shtazёnё nga ulcerative colitis (Z v. Poland);

  • vdekja nё spital si pasojё e komplikacioneve nё mushkёri dhe mosdhёnies sё pёrlqimit nga ana e pacientit pёr trajtimin mjekёsor (Arskaya v. Ukraine);

  • vdekja e grave shtatzёna si pasojё e refuzimit tё mjekur pёr tё bёrёr njё ndёrhyrje urgjente pёr shkak tё pamundёsisё pёr tё paguara tarifat (Mehmet Şentürk and Bekir Şentürk v. Turkey);

  • vdekja e fёmijёs sё porsalindur pas refuzimit tё pranimit pёr trajtim nё disa spitale publike (Asiye Genç v. Turkey);

  • vdekja pas njё ataku kardiak pёr shkak tё administrimit tё ilaceve (Altuğ and Others v. Turkey);

  • vdekja si pasojё e mjekimit tё paautorizuar dhe nga mjekё qё nuk kanё leje dhe pёrgatitjen e duhur profesonale (Sarishvili-Bolkvadze v. Georgia).

  • Refuzimi i shtetit pёr tё mbuluar pjesёrisht kostot e trajtimeve mjekёsore tё veçanta (Nitecki k. Polonisё (dec.); Pentiacova k. Moldavisё (dec.); Gheorghe k. Rumanisё (dec.); Wiater k. Polonisё (dec.).

VI. Pёrgjegjёsia e shtetit pёr sigurimin e jetёs pёr personat e vendosur nё institucionet e kujdesit shёndetёsor


Shteti mbart detyrimin pozitiv dhe pёr personat e ndaluar apo tё vendosur nё institucionet e kujdesit mjekёsor, pёr t’iu siguruar kushte qё garantojnё dinjitetin e njeriut, mosvendosjen e tyre nё pozita tё vёshtira, tejkalimin e masave gjatё periudhёs sё vuajtjes nё paraburgim, sigurimin e mirёqёnies sё tyre (Dzieciak k. Polonisё § 91). Kёshtu p.sh GJEDNJ ka vendosur se trajtimi mjekёsor nё spitalet e burgjeve nuk ёshtё njёsoj me spitalet publike. Masat e trajtimit mjekёsor duhen shoqёruar me diagnostifikimin e sёmundes dhe kujdesin e duhur, si dhe mbikqyrjen e vazhdueshme sistematike mbi bazёn e njё strategjie terapeutike qё siguron shёrimin apo parandalimin e pёrkeqёsimit tё gjendjes shёndetёsore tё personit tё ndaluar (Pitalev k. Rusisё § 54). Kёto masa gjithsesi nuk nёnkuptojnё detyrimin e shtetit pёr lirimin e personit (Dzieciak k. Polonisё, § 91). Shteti nё rast vdekje tё personit duhet tё japё shpjegimet e duhura nё lidhje me shkaqet dhe trajtimin mjekёsor tё personit para vdekjes (Slimani k. Frances, § 27; Kats k. Ukraines § 104).


Raste qё janё gjetur me shkelje nga GJEDNJ kanё tё bёjnё me mungesёn e trajtimit mjekёsor pavarёsisht faktit se njihej gjendja shёndetёsore e personit; transferimi me vonesё nё spitale tё pёrgjithshme dhe ndёrhyrje jo efektive kirurgjikale; fshehja e tё dhёnave mjekёsore, apo rezultateve tё ndёrhyrjes kirurgjikale; trajtimi neglizhent i rasteve emergjente; mospaisja e duhur e spitaleve tё burgjeve pёr tё perballuar rastet mё emergjente (Tarariyeva k. Rusisё, §§ 88-89);mungesё koordinimi ndёrmjet autoritetetve shtetёrore; mostransferimi i pacientit nё spital pёr trajtimin emergjent; mungesa e informacionit tё shpejtё e gjykatёs pёr gjendjen e tё ndaluarit; mosmarrja parasysh e gjendjes emergjente shёndetёsore tё personittё ndaluar dhe mosdergimi urgjent tek njё mjek (Dzieciak v. Poland, § 101). GJEDNj ka vlerёsuar njёsoj dhe pёr personat vulnerabёl tё vendosur nё institutcionet e kujdesit social (Dumpe k. Latvias (dec.), §§ 56 and 57.


34 views0 comments
bottom of page